Aksidenti i rëndë që rrezikoi jetën e disa qytetarëve ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:55.

Autoritetet sqarojnë se F. Z., 49 vjeçe, teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e saj tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe fillimisht është për përplasur me një motorr në anën të rrugës.

Më pas është përplasur me një stacion autobusi, që është shkatërruar plotësisht ku ishin 3 qytetarë, të cilët janë dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu nga aksidenti janë pësuar dhe disa dëme në një lokal aty pranë./tvklan.al