Policia e Tiranës ka arresuar këtë të hënë 3 persona për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se është goditur një rast i trafikut të drogës në kryeqytet.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin F. Gj., 21 vjeç, pasi në rrugën “Komuna e Parisit”, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 gr. lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 1 aparat celular”, njofton Policia.

Po ashtu është arrestuar në flagrancë të Z. S., 41 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, fqinjin e tij, shtetasin T. S., 19 vjeç. 

Ndërkohë efektivët e rrugores “bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 38 vjeç, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.77 mg/l”./tvklan.al