Një operacion i bluve të kryeqytetit, i koduar “Recidivist”, ka vënë në pranga një 50-vjeçar që shpërndante kokainë në Tiranë, kryesisht në zonën e Alliasit.

Policia ka sekuestruar 87 gram kokainë të ndarë në 174 doza dhe e gatshme për t’u shitur. Poseduesi i lëndës narkotike, 50-vjeçari me iniciale A.M, ka qenë më pas i dënuar për shitje droge.

Sipas policisë së Tiranës, 50-vjeçari e siguronte kokainë nga jashtë qytetit dhe më pas ua shiste përdoruesve të lëndëve narkotike. Të arrestuarit iu sekuestrua edhe automjeti Mercedes-Benz të cilën e përdorte për të shitur drogën. /tvklan.al