

Arrestohet shqiptari dhe gruaja e tij sllovake në Britani
Një operacionit i përbashkët me autoriteteve britanike dhe atyre italiane i dha fund aktivitetit të një rrjeti trafikantësh, të cilët fusnin ilegalisht shtetas shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Operacioni në fjalë u finalizua javën e shkuar, megjithatë mediat britanike dhe ato italiane kanë dhënë më shumë detaje rreth tij. Kështu, si pjesë e tij operacioni që u drejtua nga policia italiane, në pranga përfundoi një 42-vjeçar shqiptar dhe bashkëshortja e tij sllovake, 37 vjeç . Ata u arrestuan në Kent të Britanisë dhe ishin liderët e këtij aktiviteti kriminal. Si funksiononte ky rrjet? Kundrejt një pagese prej 9, 500 eurosh, shqiptari dhe bashkëshortja e tij që koordinonin anën britanike të grupit, lehtësonin hyrjen e jashtëligjshme të emigrantëve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Pjesë e kësaj organizate, sipas policisë italiane, ishin edhe dhjetëra italianë. Këta të fundit u siguronin grupit pasaportat e tyre, të cilat modifikoheshin me foton e personit që donte të futej drejt Britanisë, kundrejt një pagese prej 500 dhe 2 mijë euro.
//tvklan.al