Policia greke ka arrestuar njërin prej shqiptarëve të arratisur nga burgu i Tirinthias në Greqi më 28 Gusht 2019. I arrestuari është një 27-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Në banesën ku ai u kap, autoritetet gjetën 3 kuti të zbrazëta, që dyshohet se i përkasin një dyqani me pajisje elektrike ku 27-vjeçari kishte grabitur ditën e arratisjes nga burgu.

Shqiptari u dërgua sërish në qeli dhe tashmë mbi të rëndon edhe akuza e largimit nga vendi i qëndrimit të të burgosurit.

27-vjeçari u arratis së bashku me një shqiptar tjetër dhe një maroken e egjiptian nga burgu i Tirinthiasit. Largimi i tyre nga burgu u konstatua gjatë apelit në orarin e drekës. /tvklan.al