Një 43-vjeçar shqiptar i arratisur nga burgu në Greqi, është kapur nga autoritetet greke ditën e sotme.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, u vu arrestua në zonën e Atikës. 43-vjeçari akuzohet për trafik droge, armëmbajtje pa leje, vrasje me dashje e mbetur në tentativë etj.

Shqiptari ishte arrestuar disa kohë më parë teksa po trafikonte sasi të konsiderueshme heroine në Athinë. Atij iu sekuestruan 5.5 kg heroinë si dhe disa sende të tjera.

43-vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm për disa vepra penale, kishte marrë leje për të dalë nga qelia dhe nuk ishte kthyer më në burg. Tashmë ai do të përballet edhe me këtë akuzë. /tvklan.al