Arrestohet shqiptari, kishte kthyer një banesë në bazë për shpërndarjen e drogës

Foto ilustruese

Arrestohet shqiptari, kishte kthyer një banesë në bazë për shpërndarjen e drogës

09:19 20/11/2020

Një shqiptar me iniciale B.L., është arrestuar në Itali pasi shumë hetimesh që ishin bërë kundër tij. Sipas mediave vendase, bëhet me dije se shqiptari kishte kthyer një banesë pranë shtëpisë së tij në pikën e shpërndarjes së drogës.

Ai kishte ndarë drogë në doza të vogla dhe i kishte bërë gati për shitje, pasi shumë klientë të tij shkonin dhe merrnin sasinë që kishin porositur.

B.L. prej shumë kohësh ishte vënë në vëzhgim nga hetuesit, të cilit kishin dokumentuar lëvizjet pranë banesës që ishte kthyer në bazën e shpërndarjes së drogës.

Policia njofton se shqiptari, e kishte kthyer godinën në një qendër të vërtetë tregtare, pasi aty mbante pajisjet e nevojshme për prerjen dhe paketimin e drogës.

Kundër shqiptarit, gjykata ka vendosur një masë dënimi me 1 vit burgim dhe një gjobë disa mijëra euro. Po ashtu B.L. është dëbuar dhe nga Italia dhe për një periudhë disa vjeçare nuk do lejohet të hyjë më në këtë shtet./tvklan.al





Të ngjashme