Arrestohet shqiptari në Itali, tentoi të vriste pronarin e lokalit

Arrestohet shqiptari në Itali, tentoi të vriste pronarin e lokalit

20:31 10/02/2020

Një shqiptar 21-vjeçar ka tentuar të vrasë pronarin e një lokali në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Policoro.

Sipas mediave italiane, konflikti nisi kur pronari i kërkoi shqiptarit të dilte nga tualeti pasi do të mbyllte lokalin.

Krejt papritur, 21-vjeçari mori një thikë dhe sulmoi pronarin 28-vjeçar, duke e goditur disa herë. Ky i fundit mbeti i plagosur me 3 plagë thike. Brenda lokalit hynë kalimtarë të rastit të cilët dëgjuan të bërtiturat e pronarit.

Aty gjetën 28-vjeçarin të shtrirë në tokë dhe të mbuluar nga gjaku, teksa shqiptari mbante ende thikën në dorë dhe u përpoq ta godiste sërish. Ai u ndalua nga një person tjetër i pranishëm në vendngjarje.

Forcat e policisë, të cilat u njoftuan nga dëshmitarët, shkuan me urgjencë drejt lokalit ku kishte ndodhur plagosja, dhe arrestuan 21-vjeçarin shqiptar. Ndërsa, pronari i lokalit u dërgua në spital për trajtim mjekësor. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi