Me akuzën e dhunës në familje, policia italiane ka arrestuar një shqiptar 34 vjeç, që dhunonte bashkëshorten e tij 26 vjeç. Agjentët që ishin duke hetuar çështjen, kanë ardhur në përfundimin se burri dhunonte gruan e tij vazhdimisht duke përdorur dhunë verbale dhe fizike ndaj saj, duke e detyruar që ajo ti bindej urdhrave të tij.

Burri “aplikonte” në dhunën ndaj bashkëshortes, “Kodin e Kanunit” duke e detyruar atë, që të mos ulej në tavolinë me familjarët e tij dhe ti dorëzonte pagesën mujore të punës.

Dhuna ishte e përditshme dhe e vazhdueshme, fizikisht dhe psikologjikisht, raportojnë mediat italiane. Burri kishte arritur ta qëllonte edhe me dru në fytyrë, duke e lënë bashkëshorten me dhëmbë të thyer.

Në një moment bashkëshortja kishte gjetur guximin, për ti kërkuar divorcin burrit të saj por ai i kishte lidhur këmbët dhe duart dhe pasi i kishte vendosur çorapen në gojë, që të mos dëgjoheshin të bërtiturat, i kishte prerë dorën me thikë.

Gruaja është ndihmuar nga stafi i Shoqatës Kundër Dhunës “Giulia dhe Rossella” në Barletta, dhe pas shumë abuzimeve, më në fund gruaja shqiptare kishte gjetur guximin për të denoncuar burrin e saj në rajonin e policisë në Barletta.

Sipas mediave italiane, bashkëshorti i saj është arrestuar nga autoritetet italiane dhe gjendet në burgun e Tranit, në provincën e Barlettas, nën e akuzën e dhunës në familje./

abcnews.al