Policia në Itali prej kohësh kishte marrë informacione se një shqiptar 39-vjeçar merret me trafik droge.

Mediat në vend bëjnë me dije se policia kishte vënë re lëvizje të çuditshme të shqiptarit, po ashtu kishin vënë re se shumë të rinj shkonin shpesh tek shtëpia e tij.

Banorët e zonës kishin njoftuar disa herë policinë dhe dyshonin se banesa e 39-vjeçarit ishte kthyer në një bazë të shpërndarjes së drogës.

Pas ndërhyrjes së efektivëve është zbuluar se shqiptari shpërndante droge dhe gjatë kontrollit në banesë i kanë gjetur 35 gram kokainë, si dhe materiale të tjera për paketim.

Tashmë 39-vjeçari është dërguar në burg dhe akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike./tvklan.al