Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi kishte marrë para disa personave duke i kanosur. Mediat në vend raportojnë se 32-vjeçari i kishte zhvatur para një biznesmeni dhe po i bënte presion një biznesmeni tjetër.

I riu shqiptar sipas gjykatës është fajtor për përpjekje zhvatje dhe hetimet kanë zbuluar se ai bashkëpunonte me një 39-vjeçar, i cili është në hetim.

Policia vendase raporton se mes 39-vjeçarit dhe shqiptarit kishte pasur dhe një konflikt, pasi nuk kishin rëndë dakord për zhvatjen e një personi.

Shqiptari përveç marrjes me forcë të parave nga persona të ndryshëm, ai akuzohet dhe për trafikim droge, pasi iu gjet një sasi e vogël kokaine gjatë arrestimit./tvklan.al