Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda  policia arrestoi ish-krybashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili, i shkarkuar nga detyra pas përfshirjes së tij në skandalin seksual me një 20 vjeçare, të cilës i kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune në strukturtat në varësi të bashkisë.

Arrestimi i 56-vjeçarit  u bë nga strukturat e Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në policinë e shtetit me akuzën e “Korrupsionit pasiv”, bazuar në nenin 260 të Kodit Penal.

Ish-kryebashkiaku i Dibrës u transferua mbrëmjen e së hënës në në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës pasi Gjykata me herët kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg për ish-kryebashkiakun.

Vetë 56 vjeçari e ka quajtur videoregjistrimin një skenar me prapavijë politike. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe përfaqësues të mazhorancës që pasi e kanë dënuar aktin e ish-kryebashkiakut të Dibrës kanë kërkuar hetim të plotë të çështjes.

Gjatë marrjes në pyetje vajza 20 vjeçare ka pohuar se e ka kryer videoregjistrimin me iniciatëvë të saj. Policia ka marrë në mbrojtje atë dhe familjarët e pas reagimeve kërcënuese në rrjetet sociale.

TV Klan