Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohet se trafikonte drogë. Mediat në Itali shkruajnë se 27-vjeçari me inicialet A.M. u arrestua në Rieti.

Ai është zbuluar nga agjentët e policisë, të cilët po bënin kontrolle kundër trafikut të drogës dhe zbuluan se pranë Piazza San Francesco, shqiptari u takua me disa përdorues droge.

Pas kësaj ngjarje 27-vjeçari u vu në ndjekje dhe u zbulua se ai ishte një shpërndarës droge në doza të vogla. Policia shprehet se i riu gjatë kohës që ishte në ndjekje prej tyre zhvilloi dhe disa takime me përdorues droge, si dhe u shiti atyre lëndën narkotike.

Autoritetet pas hetimeve vendosën që të kontrollonin të riun dhe i gjetën atij 25 doza kokainë që peshonin 20 gramë si dhe mbi 300 Euro, që dyshohet se janë fituar nga aktiviteti i jashtëligjshëm./tvklan.al