Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar. Majkëll Mara nga Korça, shfrytëzonte për prostitucion dhe për shpërndarje lëndësh narkotike, të paktën 2 vajza. Njëra 18 vjeç, ndërsa tjetra 17 vjeç. Sipas policisë, Mara edhe bashkëjetonte me të miturën.

Ai e ushtronte aktivitetin e tij në Korçë, Sarandë e Tiranë. Drejtoritë e këtyre qyteteve kishin informacion për aktivitetin e të riut deri sa bënë të mundur kapjen e tij.

Majkëll Mara detyronte 18-vjeçaren që të shpërndante drogë në Korçë e Tiranë, por përpos kësaj ajo ushtronte edhe rolin e prostitutës. Të gjitha këto, ajo së bashku me të miturën i bënin të detyruara nga 28-vjeçari, Majkëll Mara.

Për arsye etike, nuk bëhen me dije detaje të tjera. Çështja vijon të jetë në hetim, pasi ky person mund të ketë përdorur edhe vajza të tjera, apo rrjeti mund të jetë edhe më i gjerë.

Gazetare: Aida Topalli

Klan Plus