Blerta Pocesta ka pranuar në polici vrasjen e 3 familjarëve të saj në Dibër të Maqedonisë dhe ndodhet në paraburgim.

Pocesta akuzohet se ka vrarë prindërit dhe motrën e saj dhe më pas tentoi ta fshehë autorësinë e krimit, raportojnë mediat italiane.

Ngjarja makabre ndodhi në 27 Gusht. Amid Pocesta 55 vjeç, Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajza e tyre Anila Pocesta 14 vjeç u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë së tyre. Nuk dihen shkaqet përse vajza e madhe e familjes ka kryer këtë krim të tmerrshëm.

Familja shqiptare Pocesta, që jetonte në Itali, kishte shkuar për pushime në Dibër të Madhe të Maqedonisë.

Vajza e madhe Blerta Pocesta ka hyrë në Maqedoni një ditë përpara se të ndodhte krimi dhe po atë ditë ka dalë nga vendi. Kjo është e konfirmuar nga të dhënat zyrtare të autoriteteve kufitare maqedonase. Ajo mendohet se është ndihmuar nga një person tjetër me iniciale F.G. nga Gostivari, i cili është emër i njohur për policinë vendase. Në vrasje i përfshirë është edhe nipi i këtij të fundit, i cili është arrestuar nga policia dhe ka pranuar që i ka shitur armën vajzës së madhe të familjes Pocesta.

/tvklan.al