Një vajzë 22-vjeçare është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka qenë e shpallur në kërkim për shkak se është dënuar në mungesë.

Në pranga ka rënë Vilma Jonuzi, e cila është dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata e Shkodrës për veprat penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotikëve dhe futjes së sendeve të ndaluara në burg.

22-vjeçarja u kap në Durrës në një banesë në lagjen Nr.12 ku po qëndronte e fshehur dhe në arrati. Forcat policore kishin marrë informacione në rrugë operative për vendndodhjen e saj.

Më pas organizuan aksionin për të kapur 22-vjeçaren ndaj të cilës ka një vendim gjyqësor që e shpallur fajtore dhe e ka dënuar me 5 vite burgim.

Vilma Jonuzi ka qenë e arrestuar edhe më parë për dëshmi të rreme. /tvklan.al