Arrestohet “vjehrra e tmerrshme”

Posta

Arrestohet “vjehrra e tmerrshme”

22:22 12/10/2019

Është vënë në pranga “vjehrra e tmerrshme”. Jane Fonda, aktorja e cila ka luajtur në filmin “Monster In Law” është arrestuar, pasi vendosi të protestojë për ndryshimet e klimatike.

Jo vetëm 81-vjecarja, por dhe persona të tjerë bënë thirrje që qeveritarët të nisin të gjejë një zgjidhje për sa i përket kësaj çështjeje. Sipas saj, askush nuk e ka luksin të presë.

Fonda kishte lajmëruar edhe më parë se do të ishte pjesë e kësaj proteste në Twitter, madje ishte e vendosur se do të protestonte çdo të premte deri në Janar të vitit që vjen. Ajo gjithashtu tha se do të ndryshonte shtëpi për të qenë sa më pranë personave të tjerë që përkrahin këtë nismë. Jane tregoi se mori frymëzim nga fjalimet e aktivistes më të njohur të momentit, Greta Thunberg.

Jane Fonda është e njohur për pjesëmarrjen në të tilla protesta. Edhe muajin e kaluar ajo u fotografua teksa mbante një fjalim në një manifestim në Los Angelos.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi