Arrestohet 52-vjeçari Fatmir Hoxhaj si autor i  dyshuar

Kur kanë kaluar 20 ditë nga vrasja e Ahmet Toskës në Fier, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar. Mëngjesin e së dielës u arrestua 52-vjeçari Fatmir Hoxhaj.

Prokuroria ka lëshuar një urdhër-arresti për Hoxhajn pasi ka dyshime se ai është autori i ekzekutimit të 50-vjeçarit Toska.

Foto: Viktima Ahmet Toska

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 26 Tetorit në lagjen “Sheq i Madh” në Fier në momentin që viktima po shoqëronte gruan e tij për në punë. Ai u qëllua nga afër me një plumb në kokë që i shkaktoi edhe vdekjen e menjëhershme.

Viktimia njihej si person pa precendent penal, ndërsa fillimisht policia dhe prokuroria ka hetuar në dy pista, atë të vrasjes për shkak të ndonjë borxhi të pashlyer osë të ndonjë konflikti të vjetër që mund të ketë pasur viktima.

Oficerët e policisë pritet të marrin në pyetje Hoxhajn për të zbardhur motivin që e çoi atë në vrasjen e 50-vjeçarit Toska. Tashmë mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Tv Klan