Louis Tomlinson përfundoi në pranga, pasi u përfshi në një përplasje fizike me një fotograf në aeroport.

Këngëtari i One Direction pati një përplasje fizike me një paparac, teksa arriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles, sëbashku me të dashurën e tij Eleanor Calder.

25 – vjeçari mësohet se u mërzit pasi paparaci nuk dëgjoi kërkesën e tij të vazhdueshme që të mos i bënte më foto.

Zënka mes tyre u ndërpre nga rojet e sigurisë së aeroportit.

Tomlinson u arrestua gjatë orëve të mbrëmjes të së premtes dhe u la i lirë pak orë më vonë./tvklan.al