Arrestohet “ylli” iranian i Instagramit

Arrestohet “ylli” iranian i Instagramit

11:56 07/10/2019

Sahar Tabar kryen operacione plastike për t’u dukur si Angelina Jolie

Agjencia e lajmeve “ Tsanim” raportoi se Sahar Tabar, mjaft e njohur dhe e ndjekur në rrjetin social Instagram, është arrestuar.

Ajo akuzohet për krime dhe shkelje të rënda, përfshirë blasfemi, nxitje të dhunës, marrje të paligjshme të pronave, fyerje të kodit të veshjes së vendit dhe inkurajimin e të rinjve për të bërë korrupsion.

Sahar kishte arritur në veprime ekstreme duke bërë 50 operacione plastike për t’u dukur si Angelina Jolie.

22-vjeçarja ka tërhequr vëmendjen e mediave globale për fotografitë dhe videot, që janë konsideruar si versioni “mumje” i  Angelina Jolie.

Por u arrit të kuptohej se pjesa më e madhe e pamjes së saj si “fantazmë” ishte si rezultat i make up-it dhe përpunimit të fotografive. /tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi