Arrestohet në Suedi Zylfie Haklaj, njëra nga 2 vajzat e familjes Haklaj e mbiquajtura “Shota”. 45-vjeçarja fshihet prej disa vitesh në Kotenborg të Suedisë dukë u maskuar si burrë dhe arrestimi i saj u bë i mundur nga bashkëpunimi mes Interpolit të Suedisë dhe Shqipërisë më kërkesë të këtij të fundit.

Klodian Branko: “Kjo shtetase, është shpallur në kërkim ndërkombëtarë, pasi prokuroria e rrethit gjyqësor Tropojë ka regjistruar procedimin penal Nr.38, datë 02.04.2002 për veprën penalë të vrasjes në rrethana cilësues dhe mbajtje pa lejë të armëve luftarake. Nga hetimet ka rezultuar së shtetasja Zylfie Haklaj, në datën 02.04.2002 rreth orës 10:40 minuta, në një lokal të qytetit të Tropojës ka vrarë më armë zjarri shtetasit Rasim Lumneshi dhe Ilir Gosturani dhe ka plagosur shtetasit Izet Dushaj dhe Hysen Biberin”.

Më këto vrasje vajza e vogël e familjes Haklaj, mori hap për 4 vëllezërit e vrarë Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Për këtë krim Gjykata e Tiranës e ka dënuar më 22 vjet burg, dënim që Zylfie Haklaj pritet ta kryej pas ekstradimit në Shqipëri. Zylfie Haklaj ishte shpallur në listën e gjatë të të kërkuarve, për shumë kohë ajo ka qëndruar e fshehur në Kosovë dhe vitet e fundit në Suedi./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani