Thomas Brdariç do drejtojë Vllazninë

Paraditen e ditës së nesërme, Partizani do të prezantojë trajnerin e ri. Të kuqte nuk e kanë bërë të ditur zyrtarisht, por ekipi do të drejtohet nga Ilir Daja në sezonin e ardhshëm. Bisedimet e tij me drejtuesit e klubit nisën pa përfunduar ende sezoni. Ilir Daja është trajner me shumë eksperiencë në Superligë, pasi ka drejtuar një numër të madh skuadrash.

Po këtë të hënë, Vllaznia do të prezantojë Tomas Brdariç. Tekniku ka drejtuar me herët Shkendijën e Tetovës.

Të dy trajnerët do të nisin nga puna duke bërë fillimisht merkaton. Kërkesat e tyre paraprake janë pranuar nga drejtuesit dhe po punohet të gjenden lojtarë me karakteristikat e kërkuara nga teknikët.

Tv Klan