Veliaj: Rimbursim për TVSH dhe akcizën e karburantit

Problematikat e krijuar në shërbimin urban në kryeqytet kanë ulur në një takim përfaqësuesit e operatorëve të transportit urban dhe kryebashkiakun e  tiranës, Erion Veliaj. Numri 1 i bashkisë u propozoi një paketë ndihme financiare për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe  kalimin e situatës së vështirë. 

“Bashkia e Tiranës do të ofrojë për herë të parë një subvencion prej 1 milion eurosh. Cilësinë e rrit vetëm transparenca, përdorimi i GPS, aboneja e formalizuar, dhe jo subvencioni. Por, duke qenë se jemi në kushte të jashtëzakonshme kam marrë një vendim të jashtëzakonshëm. Si fillim, angazhohemi edhe për subvencionin e TVSH-së dhe akcizës, që do e japë bashkia e Tiranës cash për operatorët, por sigurisht që do monitorohet me transparencë, me GPS dhe me mënyrën e formalizimit të shitjes së aboneve, në të kundërt në nuk kemi bërë asgjë”

Për herë të parë do të ketë formatizim dhe formalizim unik të shitjes së aboneve, me qëllim eliminimin shitjes së tyre në tregun e zi.

“S’mund të kemi skena si ato që ndodhën vjet, ku arrestohen operatorët me abone e bileta false. … Në momentin që ne vazhdojmë shesim nën dorë, është për turp. Me vendosjen e GPS nëpër autobusë duhet të përcaktojmë edhe vendin se ku do shiten abonetë, në mënyrën e duhur e jo në rrugë”.

Teksa premtoi se do të vijojë mbështetja për kategorinë e studentëve dhe të kategorive të tjera sociale, Veliaj paralajmëroi se operatorëve do t’u hiqet licenca nëse nuk rrisin cilësinë.

“Linja e Kopshtit Zoologjik nxjerr nga marmita kancer e kjo s’ka lidhje fare me Covidin, kjo ka të bëjë me mjete të amortizuara, që janë skandal..  Ju kam lënë afat deri në datën 30 tetor. Keni dhe 5 ditë kohë; ose ndryshe do humbisni licencën, siç e humbi “Ferluti””.

Operatorët pranuan paketën e ofruar nga Bashkia e Tiranës që synon të ofrojë një shërbim më të mirë të transportit publik urban në kryeqytet.

Tv Klan