Martin Zubimendi do të jetë afrimi i parë i Arsenalit në merkaton e verës. Klubi anglez ka arritur marrëveshjen me Real Sociedad, për transferimin e mesfushorit.

Spanjolli ka pranuar të transferohet në Premier League, ndërsa Arsenali do të paguajë klauzolën e lirimit prej 60 milionë Eurosh.

Ky do të jetë transferimi i parë nga drejtori i ri sportiv tek Arsenali, Andrea Berta. Mikel Arteta e pëlqen shumë Zubimendin dhe tani do të ketë një vlerë të shtuar në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori numëron 232 paraqitje me Real Sociedad, ku ka shënuar 10 gola dhe 9 asiste, ndërsa verën e kaluar kërkohej edhe nga Liverpool, por e refuzoi një transferim aty.

/tvklan.al