Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rënë dakord për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, ka njoftuar sot Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Donald Trump.

Në një deklaratë të përbashkët nga Trump, kryeministri i Izraelit, Benxhamin Netanjahu dhe Princi i Kurorës së Abu Dabit, Muhamed Al Najhan thanë se shpresonin se “kjo do të përparojë paqen në Lindjen e Mesme”.

Pas kësaj marrëveshjeje, Izraeli do të pezullojë planet e saj për të aneksuar pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor. Deri më tani Izraeli nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike me asnjë nga vendet arabe. Netanyahu e ka quajtur këtë të sotmen një “ditë historike”.

Edhe Kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur marrëveshjen.

“Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtin frymë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të përbashkët të të gjithë njerëzve të tyre. Urime për të tre miqtë e shkëlqyer të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Tv Klan