Raul Asencio do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid edhe për sezonet e ardhshme. Klubi dhe mbrojtësi kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit deri në vitin 2029.
22-vjeçari i cili debutoi këtë sezon me madrilenët, ka firmosur rinovimin e kontratës.
Asencio i ka mahnitur të gjithë këtë sezon, pasi falë paraqitjeve të shkëlqyera, është kthyer në një titullar të padiskutueshëm për prapavijën e Realit.
Dëmtimet e shumta të pësuara te madrilenët në mbrojtje, bënë që Asencio të grumbullohej në ekipin e parë dhe më pas të bënte debutimin.
🔜 Done Deal! Raúl #Asencio has extended his contract with #RealMadrid until 2029. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) April 20, 2025
Mbrojtësi numëron 18 ndeshje të zhvilluara këtë sezon me Real Madrid, ndërsa shihet si pikë kyçe për të ardhmen, për shkak të moshës dhe sigurisë që jep në mbrojtje.
/tvklan.al