Raul Gonzalez do të marrë drejtimin e Schalke 04, duke nisur nga vera e këtij viti. Spanjolli rikthehet te ish-skuadra, por këtë herë si trajner.

Marrëveshja mes palëve është mbyllur, ndërsa në fund të sezonit, Raul do të largohet nga drejtimi i Real Madrid B, për të marrë drejtimin e skuadrës gjermane, e cila militon në Bundesliga 2.

Raul shkëlqeu te Schalke si lojtar nga viti 2010 deri në vitin 2012, ku luajti në 98 ndeshje dhe arriti të shënojë 40 gola.

Një kapitull i ri në karrierën e 47-vjeçarit, që tani synon të lërë shenjë edhe si trajner. Synimi është të rikthejë Schalken në elitën e futbollit gjerman, një objektivi që gjithsesi duket i vështirë. /tvklan.al