Me dozat nga programi Covax ka rinisur procesi i imunizimit të të moshuarvë

Herët në mëngjes, radhe të gjata janë krijuar para qendrës kryesore të vaksinimit në Prishtinë, pasiu u publikua lajmi se do të vaksinohen personat e moshuar mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

Ata janë ankuar për organizim të dobët, ndërsa nuk hezitojnë fare të vaksinohen.
 Vaksinimi ka  rifilluar për personat e moshuar pas një ndërprerje, pasi gjatë ditës së mërkurë ka arritur edhe kontingjenti i dytë i vaksinave Astra Zeneca nga programi Covax.

Janë 38 400 vaksina që kanë arritur në këtë kontingjent, ndërsa vaksinimi i kësaj kategorie sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të vazhdoj të premten dhe të shtunën.

Deri më taani nga programi Covax në Kosovë kanë arritur gjithsej 62 mijë e 400 doza të vaksinës Astra Zeneca nga programi i Covax si dhe 7600 doza të vaksinës Pfizer donacion nga Bashkimi Evropian.

Klan News