Mbi 4500 të prekur, përhapja ende jashtë kontrollit

Arrin në 106 numri i viktimave të koronavirusit që po përhapet me ritme të shpejta në gjithë Kinën. Autoritetet shëndetësore thanë se brenda një dite është 2 fishuar numri i të prekurve që ka arritur në rreth 4500. Në Pekin është shënuar edhe viktima e parë e këtij virusi, që tashmë ka prekur 16 vende të botës.

Pavarësisht masave të ashpra të marra, ku është pezulluar transporti publik në pjesën më të madhe të vendit, autoritetet kineze ende nuk po mund ta venë nën kontroll përhapjen e virusit.

Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur të zbulojnë kurën kundër virusit, teksa në disa vende të botës po kryen eksperimente. Sipas tyre, mënyra e përhapjes së koronavirusit është shumë e ngjashme me SARS-in.

Tv Klan