Ekspertët: Pritet përkeqësim i situatës javën e ardhshme

Kisha serbe nuk mban mend periudha kur nuk ka patur besimtarë. Sinodi i shenjtë i bëri thirrje qytetarëve të moshuar të rrinë në shtëpi. Aktivitetet nuk i ndaloi, por besimtarët mund të prenotojnë kohën për bekim në shtëpi. Masat po analizohen pasi në Serbi janë shënuar edhe tri viktima të tjera nga virusi korona kurse me 82 persona të infektuar numri ka shkuar në 741 me Covid-19. Mjekët thonë se kritike do të jenë dy javët e ardhshme. Për serbët kanë dy lajme, së pari i keqi pastaj lajmi i mirë.

“Nëse do të vazhdojë jeta e këtij virusi apo jo, sipas të gjitha të dhënave, duket se do të jetë në mesin tonë, por varet a do të krijojë aftësi të mbijetoj në mesin tonë si gripi”.

“Pacienti i parë që është infektuar është liruar nga spitali dhe një bebe e kemi hequr nga respiratorët. Kemi 50 pacientë që kanë dalë dy herë me teste negative dhe mund të themi që janë shëruar”.

Ekspertët thonë se mbështesin të gjitha masat e deri tek vendimi për të ndaluar tërësisht lëvizjen. Ditët e ardhshme pritet të shihet nëse gjendja do të përkeqësohet. Lëvizja është kufizuar në fundjava nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 3 pasdite. Në ditë punë deri në orën 17:00. Lëvizja nënkupton kur është e pashmangshme, por as qeverisë serbe nuk i ka shkuar për dore të bindë këta njerëz që duket se janë mërzitur në shtëpi.

Tv Klan