Thellohet bilanci i asaj që mund të konsiderohet si katastrofë natyrore në Guinenë e re Papua. Autoritetet konfirmuan 2 mijë viktima nga rrëshqitjet e tokës në rajonin malor Enga në veri të vendit aziatik.

Rrëshqitjet në një faqe të tërë mali ndodhën të Premten gjatë natës në një moment kur banorët po flinin, ndërsa rrëshqitja mbuloi qindra shtëpi.

Ende është i paqartë shkaku dhe numri i të zhdukurve, por ekspertët thonë se reshjet e dendura të ditëve të fundit mund ta kenë bërë tokën edhe më të butë.

Tv Klan