Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili njëherësh është edhe negociatori i Prishtinës në dialogun me Serbinë, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat. Ai tha se bisedimet duhet të vazhdojnë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, tha ai.

Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka dhënë lajmin e arritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave. Borrell tha se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet si KM, PR e të tjera./tvklan.al