Realizohet matja e dritës së të gjithë yjeve të Universit. Është një numër colosal, një 4 e ndjekur nga 84 zero që me fjalë nuk arrihet të thuhet. Kalkulimi është realizuar falë të dhënave të teleskopit Fermi të NASA-s dhe është publikuar në revistën Science.

Sipas shkencëtarëve ndërkombëtarë të shumë universiteteve amerikane dhe italiane, është arritur të kryhet matja e të gjithë sasisë së dritës së çliruar nga yjet që popullojnë kozmosin falë të dhënave të mbledhura nga ky teleskop gjigand i Agjenicë Hapësinore Amerikane.

Kjo është e rëndësishme sipas tyre, pasi bën të mundur që njerëzimi të ketë një ide më të qartë të procesit të evolucionit yjor. Sipas përllogaritjeve mendohet se universi është krijuar rreth 13.7 miliardë vjet më parë, dhe ka nisur të lindë yjet kur ishte ende qindra milionë vjeçar. Që atëherë, sipas shkencëtarëve, Universi u kthye në një fabrikë yjesh dhe sot numërohen miliarda e miliarda të tillë.

Klan Plus