Përgjatë përballjes së Berishës dhe ekipit të tij me panelin e gazetarëve në “Opinion” në Tv Klan, u renditën gabimet dhe arritjet e udhëheqjes së tij politike. Por i pyetur se cila është arritja e tij më e rëndësishme, kryetari i Partisë Demokratike nuk ndalet te e shkuara. Ai thotë se do të kujtohet  për “ato që do të bëjë” dhe “shqiptarët do të habiten”.

Fatos Hakorja: Po t’i fitoni këto zgjedhje, sigurisht që do të ishte një fitore historike. Edhe heqja e “non gratës” po ashtu është një gjë historike nëse do të zyrtarizohet. Por që nga angazhimi juaj në rrëzimin e komunizmit, cila është gjëja që ju e konsideroni më të rëndësishmen për të cilën do të kujtoheni në histori? Kush është arritja më e rëndësishme juaja?

Sali Berisha: Do të kujtohem për këto që do të bëj.

Fatos Hakorja: Për atë që keni bërë apo që do të bëni?

Sali Berisha: Këto që do të bëj. Ju garantoj për këto që do të bëj. Do të habiten shqiptarët në shumë aspekte./tvklan.al