Probleme vetëm në disa zona të thella

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se pas reshjeve të dëborës të një dite më parë nuk ka probleme në akset kombëtare. Në veri, u pastrua gjatë natës aksi Qafë e Buallit-Krastë dhe tashmë qarkullimi kryhet normalisht dhe pa zinxhirë.

Probleme ka vetëm në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë dhe konkretisht në Qafën e Dragalicës, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. ARRSH thotë se vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.

Tv Klan