Shqetësimit të mbi 300 familjeve dhe bizneseve pranë Shkëmbit të Kavajës, të cilëve nga heqja e 1 mbikalimi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, po u dëmtohen investimet në pikun e sezonit turistik, Ministri i linjës, Edmond Haxhinasto iu përgjigj me fjali standarde, se po bëhet gjithçka për të zgjidhur problemin, pa dhënë asnjë afat se kur.

Ministri nuk i jep përgjigje banorëve të zonës së Shkëmbit të Kavajës, se përse Autoriteti Rrugor Shqiptar, që është në varësi të Ministrisë që ai drejton, i ka lënë ata pa rrugë kalimi në bregdet dhe përse ka shkelur afatet për vendosjen e mbikalimit të ri.

Banorët e akuzojnë drejtpërdrejt kreun e ARRSH, Dashamir Xhika, se nuk e ka vendosur mbikalimin e ri, pasi hoqi të vjetrin, për t’i shërbyer ndërtimit të një karburanti, siç shihet në këto pamje.

pamjet

Por Ministri Haxhinasto, në vend që ta verë përpara përgjegjësisë për dëmtim të qindra bizneseve e familjeve gjatë gjithë sezonit turistik, e merr në mbrojte vartësin e tij.

Banorët i janë drejtuar disa herë me shkresë zyrtare Autoritetit Rrugor Shqiptar, duke e informuar Drejtorin Xhika se po u shkatërronte investimet.

Në mungesë të përgjigjes, ata kanë lajmëruar se do padisin në gjykat, Drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika, madje edhe Ministrin e Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe Kryeministrit Edi Rama, për dëmtim të biznesit.

Tv Klan