Hapet gara për nisjen e punimeve të ndërtimit

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur garën për ndërtimin e aksit rrugor Palasë-Dhërmi. Aksi i ri do të zgjerojë segmentin aktual të kësaj gjurme dhe do ta përshtasë që të ketë akses me daljen e Tunelit të Llogarasë.

Në total ndërtimi i rrugës do të kushtojë 16 milionë dollarë dhe pritet që të përfundojë brenda 18 muajsh nga firmosja e kontratës me firmën që do të dalë fituese në garë.

Tv Klan