Autoriteti Rrugor Shqiptar paralajmëron të gjithë drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes nëse udhëtojnë drejt Kukësit, Bulqizës, Dibrës dhe Ersekës.

ARRSH njofton se në Qafë Bualli të Bulqizës, në Qafë Qarri të Ersekës dhe në akset e Dibrës e të Kukësit kanë nisur reshje të dendura dëbore si dhe fryn erë e fortë.

Autoriteti i Rrugëve u bën thirrje drejtuesve që të evitojnë lëvizjen në këto akse ose të përdorin goma dimri dhe zinxhirë, si dhe të ulin shpejtësinë.

Në terren ndodhen kontraktorët e mirëmbajtjes së rrugëve, duke bërë pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës. Të pranishme janë edhe forcat e Policisë Rrugore, për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve. /tvklan.al