4

Ish – velina e Tv Klan, Arselajda Buraku po tenton të arrijë sukses në tokën e premtuar.

Modelja e njohur në Shqipëri tashmë gjendet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe prej andej ka postuar në rrjetet sociale punët e para si modele.

Nga “New York Film Academi”, Buraku shkruan se është shumë e entuziazmuar pasi ndodhet në zemër të “Bowlling Green”.

Të arrish të firmosësh një kontratë si modele në SHBA nuk është aspak e lehtë, prandaj dhe Arselajda e di mirë që i duhet shumë punë.

Në fotot e parë ajo vjen si një Urbanbarbie.

Arselajda Buraku është e njohur në Tiranë pasi ka qenë pjese e pasarelave dhe sfilatave më të njohura në vend.

Për dy vite me radhë ajo ka punuar si velinë në programin e “Diela Shqiptare” në Tv Klan.

tvklan.al