Arselajda Buraku përpara pasqyrës!




Arselajda Buraku përpara pasqyrës!

09:28 21/06/2014 Arselajda Jemi mësuar ta shohim çdo të dielë në ekranin e Televizionit Klan. Prej gati një viti, ajo është një nga showgirl-et e programit “E Diela Shqiptare”. Brunia simpatike po spikat për sharmin e veçantë dhe hijeshinë që e karakterizon. Arselajda Buraku nuk është vetëm një velinë por një modele në hapat e para të karrierës dhe një studente në fakultetin e Shkencave Sociale. Në moshë fare të re, Arselajda ka qenë pjesë e një sërë eventesh të rëndësishme. Në këtë intervistë ekskluzive për tvklan.al, Arselajda na tregon se nuk është vetëm bukuria çelësi drejtë suksesit. Ajo është një vajze e re e cila lufton për të arritur synimet e saj dhe është një shembull shumë i mirë për gjithë të rinjtë. ArPamja e jashte ishte një pasaportë për të për tu futur në televizion por shkallët po i ngjit falë punës dhe dëshirës së madhe për t’ia dalë e për të qenë një femër në karrierë. Dëshira e saj më e madhe është të realizohet në aspektin profesional, jo vetëm në modeling por edhe në Burimet Njerëzore, ku ajo dëshiron të profilizohet në një të ardhme. Arselajda, prej kohësh tashmë jeni pjesë e televizionit, kur dhe si e keni nisur karrierën tuaj si showgirl? Pjesë e familjes së madhe Klan jam bërë që prej Shtatorit të vitit të kaluar. Ishte rastësi pasi nuk kam qenë figurë publike ose e njohur. Nga një casting për velinat e reja në Klan u përzgjodha midis disa vajzash. Shumë ngacmuese ka qenë një video e përformuar nga unë, “Run the World”, në Instagram e cila ka tërhequr vëmendjen e autores së programit “E diela shqiptare”, Dalina Buzi. Mund të na thoni cilat kanë qenë eksperiencat tuaja të para në këtë fushë dhe si u bëtë pjesë e tyre? Unë vij nga një familje e thjeshtë dhe nga një vend i vogël. Për mua të isha pjesë e një televizioni ishte si të isha në kutinë e pamundur. Në fakt asgjë nuk është rastësi, shumë nga të rinjtë për fatin e keq nuk kuptojnë se çdo gjë është e lidhur. Kam punuar që në moshë fare të vogël me evente dhe promocione të kompanive të ndryshme, derisa u bëra pjesë e agjencisë Icon models agency, duke u cilësuar si një nga modelet më të kërkuara nga kjo agjenci.  Ju merreni me modeling dhe jeni edhe velinë. Ku e shihni veten më mirë? Kë preferoni më shumë dhe përse? Një modele e mirë është edhe velinë e mirë. Jo çdo vajzë mund ti bëjë të dyja, janë një sërë faktorësh që mund të jenë dritë jeshile ose derë e mbyllur. Në modeling mendoj se ka më shumë mundësi ekspresiviteti dhe larmi, ndërsa velinat janë gjithmonë të bukura dhe të buzëqeshura. Mund të na përmendni konkurse apo sete fotografike që për ju kanë qenë të rëndësishëm? Dy eventet e modës këto kohët e fundit që kam qenë pjesë kanë qenë : Koleksioni i vitit 2014 Luisa Spagnoli dhe eventi më i më i madh i modës në Shqipëri, Geraldina Sposa. Sa e lodhshme është të jesh pjesë e një formati si “E Diela Shqiptare”? Në televizion studio ngjan shumë më ndryshe, nuk është i njëjti emocion që përjeton kur je pjesë e saj. Ndriçimi i ngrohtë, publiku, gjithçka në tërësi të dhuron shumë emocion. E Diela Shqiptare më kujton shumë  studiot e Rai-t, shumë moderne, me teknologji të lartë. Asgjë e bukur nuk është lodhshme, pavarësisht se javën e kam të mbushur me angazhime që të lodhin. E Diela Shqiptare është mbyllja më e bukur për çdo familje, më dhuron një motivim të madh për ta vazhduar javën mbarë. Sa i përket aspektit profesional, çfarë do t’ju bënte të realizuar? Çfarë synon Arselajda profesionalisht? Vazhdoj studimet në Universitetin e Tiranës për Administrim dhe Politika Sociale. Zgjedhja nuk është e rastësishme pasi gjithmonë kam aspiruar të studioj një degë humane. Ajo çfarë më ndjen të realizuar janë studimet që kam qëllim ti vazhdoj në Neë York. Ka shumë universitete të kualifikuara, kryesisht për Burimet Njerëzore, më duhet pak kohë dhe shumë punë. Është e vështirë për një të ri në Shqipëri që të integrohet në botën e spektaklit? Si ka qenë për ju? Unë më lart u shpreha se asgjë nuk është rastësi, të rinjtë në vendit tonë duhet të dinë si ta ndajnë kohën. Zgjidhja perfekte do të ishte një ndarje e barabartë midis shkollimit dhe punës. Mendimi  im është se, të jesh pjesë e një spektakli nuk është gjithçka që mund të të bëjë të realizuar. Mund të jesh një ekonomist i mirë, një punonjës social i përkushtuar, një mesues i devotshëm, mjafton që të rinjtë të kuptojnë cilësitë e tyre dhe të punojnë fort që ti përmirësojnë ato. Na flisni pak për veten tuaj? Kush është Arselajda? Arselajda është një vajzë e barabartë me çdo femër, një vajzë që punon shumë, nga një vend i vogël me synime të mëdha. Vrapon pafund për të qenë korrekte dhe këmbëngulëse. Disa nga hobit tuaja të preferuar? Hobi im më i madh është Yoga si një adhuruese e kulturës orientale. Kam kohë që nuk praktikoj shumë Yoga. Yoga në breg të detit është shumë relaksuese dhe kryesisht e praktikoj në kohën e lirë. Nëse do të mund ta përshkruanit veten me tre fjalë cilat do të ishin ato? Arselajda me tre fjalë: Forcë, Guxim, Pozitivitet. Çfarë cilësish duhet të ketë një mashkull për ju? Në fakt gjithmonë jam e rezervuar për këtë pjesë, mendoj se në ditët e sotme një mashkulli i mungon pozitiviteti dhe përkushtimi në jetën personale dhe profesionale. Të dyja si cilësi janë ideale. Çfarë vlerësoni më shumë tek një njeri? Çfarë urreni? Njeriu guximtar dhe human është forcë për çdo kënd. Ndërsa njeriu egoist dhe aspak pozitiv është njeriu që nuk admiroj. “Çmenduria” më e madhe që keni bërë? Çmenduria më e madhe? Më vjen të qesh se ka kaq shumë sa nuk di të them cila është më e madhja. 18 vjetori im është festuar në Poloni në një kompeticion në Gdansk, ku në orën 12 jam futur në ujin e ftohtë të detit Baltik. Ishte diçka shumë e ndjerë. Ëndrra në sirtar? Ëndrra në sirtar? Më pëlqen shumë një shprehje amerikane: “I don’t follow dreams, i achieve goals”. Një nga synimet është të realizoj një zyrë  eventesh dhe promocionesh që të punësoj shumë të rinj dhe të ndërmarr fushata të ndryshme që do ti ndihmonte sadopak të përballonin shpenzimet e tyre.




Të ngjashme