Triumfon në finale me Chelsea dhe kualifikohet në Europa League

Arsenal fitoi FA Cup në finalen që e përballi në derbin londinez me Chelsea. Topçinjtë triumfuan me rezultatin 2 – 1 në sfidën e luajtur në Wembley.

Skuadra e Arteta që kishte trofeun e parë si trajner u mbështet te i përhershmi Aubameyang. Ai përmbysi rezultatin, pasi Pulisic kishte shënuar që në minutat e para për Chelsea.

Aubameyang realizoi fillimisht me penallti dhe më përmbylli një kundërsulm të Arsenal. Ky është trofeu i 14 për Topçinjtë në FA Cup, një rekord mes skuadrave angleze. Ky sukses ka më shumë vlerë për Arsenal edhe pse e kualifikon në grupet e Europa League.

Tv Klan