Surprizë në ndeshjet e para të fazës së 1/8 të Europa League. Arsenali u mund me rezultatin 3 – 1 në fushën e Rennes të enjten. Skuadra angleze edhe pse shënoi e para nuk arriti të ruajë avantazhin, duke iu dorëzuar presionit të kundërshtarit.

Barazim pa gola për Interin në fushën e Eintracht Frankfurtit. Chelsea fitoi 3 – 0 sfidën me Dinamon e Kievit, me të njëjtin rezultat Napoli mundi Salzburgun. Ndeshjet e kthimit do të luhen javën e ardhshme ku do të vendosen ekipet çerekfinalistë.

Tv Klan