Arsenali pësoi një humbje katastrofike 2-0 ndaj Newcastle duke parë ëndrrën e Champions League të shkatërrohet para syve të tyre në një paraqitje vërtet anonime. Në analizat e mediave britanike shkruhet se futbollistët e Arsenal ishin këmbësorë në një lojën vendimtare të sezonit.

I ashpër ishte reagimi i Granit Xhakës, i cili la të kuptohet se disa nga shokët e tij të skuadrës nuk ishin gati për këtë ndeshje.

“Nuk e di pse nuk po bëjmë atë që kërkon trajneri nga ne. Nëse dikush nuk është gati për këtë ndeshje, të qëndrojë në shtëpi. Nuk ka rëndësi mosha. Nëse je nervoz, qëndro në stol. Ndjesë që po flas kështu, por duhen njerëz me b**e për të ardhur këtu dhe për të luajtur. E prisnim prej gjashtë vitesh. Kishim gjithçka në duart tona”, tha Xhaka.

Intervista ka përçarë fansat dhe ekspertët, me disa që duartrokasin Xhakën që tha të vërtetën, ndërsa të tjerë mendojnë se ai po e përkeqëson një situatë tashmë të krisur. Realiteti është se intervista e tij thjesht vendosi pikë në fund të një nate kur ëndrra e Arsenalit për Ligën e Kampionëve vdiq.

Tv Klan