Klubi i Premier Ligës Arsenal, ka zemëruar adhuruesit e kafshëve pas një marrëveshje të nënshkruar më kompaninë e birrës Ganzberg Brewery të Kamboxhia-s, e cila lidhet edhe me tregtinë e mishit të qenve.

Ushqimi nga mishi i qenve si një meze e lehtë krahas birrës është “normalizuar” në Kamboxhia dhe Ganzberg është marka më e njohur alkoolike në vend.

Sipas The Independent, klubi i futbollit Arsenal dhe Ganzberg Brewry kanë rënë dakord për një marrëveshje tre vjeçare, ku Ganzberg përdor markën e Arsenalit nëpër tabela, reklama dixhitale dhe kanaçe.

Studiuesit e organizatës për mirëqenien e kafshëve Four Paws, thonë se javën e kaluar ata panë postera të Ganzberg, që shfaqnin birrë dhe mish qeni, si menu e përbashkët.

Four Paws, ka llogaritur se janë më shumë se 9 milion qen, të cilët theren për mishin e tyre çdo vit në Azinë Juglindore, 3 milion prej të cilëve vriten në Kamboxhia.

“Kjo lloj tregtie nuk është thjesht “mizore”, por gjithashtu është një kërcënim i rëndësishëm për shëndetin publik, që mund të shfaqet veçanërisht në formën e tërbimit”, kanë argumentuar aktivistët.

Një raport i bërë në Kamboxhia në fillim të këtij viti, ka treguar se 62 përqind e njerëzve të anketuar, besojnë se mishi i qenit po bëhet popullor dhe është i pranueshëm.

Organizata ka bërë thirrje që Arsenal dhe Ganzberg të heqin reklamat dhe të mbështesin publikisht ndalimin e konsumit dhe përdorimit të mishit të qenve në tregti./tvklan.al