“Topçinjtë” fituan 2 – 1 ndaj Brentford

Arsenal fitoi 2-1 ndaj Brentford duke regjistruar fitoren e tetë radhazi, e cila e ngjit në krye të renditjes në Premier Ligë.

Skuadra e drejtuar nga Arteta nuk e pati aspak të lehtë, pasi e  arriti suksesin vetëm në minutat e fundit të takimit.

Arsenal shkon në kuotën e 64 pikëve, një më shumë se Liverpuli i vendit të dytë dhe dy më shumë se Manchester City.

Këto dy skuadra do të përballen pasditen e së dielës në “Anfield Road” në orën 16:45.

Tv Klan