Arsenali u mund me rezultatin 1 – 0 në sfidën e parë me Bate Borisovin e vlefshme për 1/16 e Europa Ligës. Goli i Dragun në fundin e pjesës së parë vendosi përballjen.

Fitore minimale 1 – 0 e Interit në fushën e Rapidit të Vienës. Lautaro Martinez shënoi me penallti. Lacio u mund nga Sevija po 1 – 0 në shtëpi, ndërsa Napoli fitoi në transfertë 3 – 1 me Zyrih. Ndeshjet e kthimit do të luhen të enjten e ardhshme.

Tv Klan