Arsenal rrezikon dënimin


Arsenal rrezikon dënimin

14:45 23/08/2022

Klubi anglez dyshohet se ka thyer rregullat e Fair Play financiar, në total po kontrollohen 20 klube

Arsenal është marrë nën mbikëqyrje nga UEFA pasi dyshohet se ka thyer rregullat e Fair Playt Financiar.

Në total janë 20 klube të cilat po kalohen në sitë nga institucioni numër 1 i futbollit europian, e një prej tyre janë “topçinjtë”, raporton Daily Mail.

Gjithsesi, UEFA nuk ka marrë bilancet përfundimtare nga këto ekipe, e nisur nga kjo ende është e paqartë se sa rrezikon Arsenali për thyerjen e rregullave.

“Topçinjtë” kanë raportuar humbje me vlerë 213 milionë Paund në tri vitet e fundit, ndërkohë që rregullat e UEFA-s lejojnë humbje deri në 25 milionë Paund.

Por qeveria europiane futbollit lejon humbje në klubet për shkak të Covid-19, e gjithashtu të lidhura me akademinë dhe futbollin e femrave.

Sanksione pritet që të vendosen te 10 klube europiane sepse kanë thyer rregullat për sezonin 2020-2021.

Mes këtyre klubeve janë edhe Barcelona, PSG dhe treshja e ekipeve italiane të Juventusit, Interit dhe Romës.

Klan News









Të ngjashme