Ekipi tjetër do të vendoset në përballjen Man UTD-Chelsea

Arsenal mposhti 2-0 Manchester City-n të shtunën në Ëembley, duke siguruar finalen e FA Cup. Ndeshja u vendos Aubameyang, i cili realizoi nga 1 gol në secilën pjesë.

Në të 19’ shfrytëzoi një krosim të Pepe, ndërsa në të 71’ u ndihmua nga Tierney. Manchester City ishte fituesi i sezonit të kaluar dhe tani përveç titullit kampion të marrë nga Liverpool humbet mundësinë të fitojë FA Cup.

Arsenal duhet të presë fituesin e takimit Manchester United-Chelsea, që do të luajnë sot në orën 19:00 po në Wembley. Topçinjtë e Londrës u kthyen në finale pas 3 vitesh. Herën e fundit luajtën në 2017 ku mundën Chelsea 2-1. Ndeshja e trofeut do të luhet më 1 Gusht.

Tv Klan