Paraqitjet e treguara nga Gabriel Magalhaes, kanë bindur drejtuesit e Arsenalit, për t’i rinovuar atij kontratës.

Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre, për zgjatjen e bashkëpunimit, ndërsa zyrtarizimi pritet në ditët e ardhshme.

Bëhet fjalë për një kontratë deri në verën e vitit 2029, me brazilianin që pritet të përfitojë edhe rritje page.

26-vjeçari është kthyer në një lojtar kyç për trajnerin Mikel Arteta dhe rinovimi vjen si shpërblim për formën e treguar.

Gabriel këtë sezon numëron 41 ndeshje, ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 1 asist. Në total ai ka 20 gola dhe 2 asiste me londinezët, në 209 ndeshje të zhvilluara. /tvklan.al