Topçinjtë e Londrës mundin në finale Liverpool

Arsenal fitoi Superkupën e Anglisë ose siç njihet ndryshe Community Shield. Topçinjtë e Londrës morën trofeun e parë të sezonit në finale me Liverpool, kampionin në fuqi të Premier League.

Një përballje e vendosur pas goditjes së 11-metërshave, pasi loja e rregullt u mbyll në barazim 1 – 1. Aubameyang realizoi në pjesën e parë për Arsenal, por Minamino barazoi në të dytën.

Jurgen Klopp u tradhtua te penallatitë 20-vjeçari Rhian Brewster. Sulmuesi i ri ishte i vetmi që gaboi. Arsenal në këtë mënyrë triumfoi për herë të 16 në Community Shield, duke lënë pas Liverpool në këtë trofe. Më shumë herë në 21 raste e ka marrë Manchester United.

Tv Klan